Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
4.6kmh
0 %
Hën
32 °
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Berisha “non-grata”, Gjekmarkaj: Rama shpreson të ketë një përplasje mes PD dhe SHBA

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i zgjedhur i PD-së në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka folur sot mbi shpalljen “non-grata” të Sali Berishës në SHBA.

I ftuar në “Zonë e Lirë” Gjekmarkaj tha se mund të ketë dorë familja Soros, pasi ka Rama ka marrëdhënie shumë të mira me ta.

Agron Gjekmarkaj: Dita e pardjeshme ishte e keqe. U shokova kur e dëgjova lajmin, në momentin e parë ishte e pabesueshme.

Çani: A duhet të themi që Edi Rama është njeriu që i shkon deri në fund planeve të tij, gjithmonë fiton?

Agron Gjekmarkaj: Nuk dua të abuzoj me Ramën në këtë rast, por hamendje të shumta mund të çojnë që ai ka pasur dorë. Unë nuk do ia bëja asnjëherë kundërshtarit tim atë. Janë disa kufij që mbase s’duhen tejkaluar asnjëherë. Nëse z. Rama ka dorë, i bie që fuqia e tij lobuese negative është vërtetë e admirueshme. Unë pres që DASH të na japi fakte dhe prova, do doja që këtë kauzë ta fitonte Berisha. Rama ka një marrëdhënie të mirë me familjen Soros dhe kjo familje është me ndikim.

Gjithashtu, Gjekmarkaj ka treguar se si ka ndikuar shpallja “non-grata” e Sali Berishës dhe humbja e zgjedhjeve tek PD.

“Kjo është një kohë dilemash dhe situatë paradoksi sepse opozitës i janë vjedhur zgjedhjet por kjo s’do të thotë që opozita s’ka një mbështetje të madhe popullore. Qytetarët e dinë që janë vjedhur zgjedhjet. Është penguar ndryshimi në këtë vend dhe Edi Rama e di këtë, është i shqetësuar për këtë. Tani ndodhi kjo e shpalljes non-grata të Berishës. Ai shpreson që të ketë një përplasje të PD me SHBA, por kjo s’do ndodhi”, tha Gjekmarkaj.

Më shumë

spot_img
spot_img