Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Berisha non-grata, ç’ndodh nëse opozita fiton zgjedhjet? Meta: Unë jam i gatshëm për çdo pozicion

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur gatishmërinë e tij për të marrë çdo pozicion në qeverinë e re, gjithmonë nëse opozita e bashkuar fiton zgjedhjet dhe me Sali Berishën të shpallur non-grata.

Misioni i tij është instalimi i referendumeve, por Meta nuk përjashton marrjen e posteve të larta, përveç një mandati të dytë si president sepse nuk e lejon ligji.

“Këto janë histori që nuk kanë asnjë rëndësi për momentin. Për momentin. Po edhe në të ardhme nuk janë çështje kaq të rëndësishme. Për Ilir Metën ka një mision instalimi i referendumeve në Shqipëri siç e ka vendosur vetë populli shqiptar në kushtetutë dhe rivendosja e llogaridhënies në këtë vend në çdo nivel.

Se ku do jetë Ilir Meta në të ardhmen, e kam thënë që në tre dekadat e ardhme do jem aktiv në politikë dhe nuk përjashtoj asnjë lloj pozicioni përveç atij të presidentit për mandatin e dytë se nuk mund të ndodhë në 20 vitet e ardhshme. Këto janë çështje që i vendos demokracia, i vendos vota. Nuk është kjo çështja kryesore që më intereson më shumë mua në jetën politike”, tha Meta në Report TV.

Më shumë


spot_img









spot_img