Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha njofton nismën për krijimin e një fronti opozitar “për t’u përballur me regjimin” e Ramës

Shkruar nga Newsbomb
Berisha njofton nismën për krijimin e një fronti opozitar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot nismën për krijimin e një fronti opozitar që do të ketë për qëllim përballjen me qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Berisha tha se fronti opozitar do të jetë o gjerë me pjesëmarrjen e të gjitha forcave të vërteta opozitare, shoqëria civile, grupe interesi dhe sindikata.

“Në këtë kontekst PD konsideron jetike krijimin në këtë oment kritik të një froni opozitar për shpëtimin Shqipërisë të përbërë nga të gjitha forcat politike të vërteta opozitare, shoqëri civile, personalitete kundërshtare të regjimit, grupe interesi, sindikatat, rrethit akademik, të gatshëm për tu përballur me regjimin monist të Edi Ramës.

PD u bën thirrje shqiptarëve kudo që janë, në diasporë emigracion e cdo vend të lirë, të angazhohen me potencialet e tyre për të shpëtuar vendin, Shipërinë nga shteti i kriminalizua , i korruptuar dhe monist i Ramës.

PD u ben thirrje miqve te Shqiperise, ne Evrope dhe ne SHBA e kudo ne vend te lire, te nderpresin menjehere cdo mbeshtetje per regjimin monist te Edi Rames si kontribut peër rivendosjen e sistemit demokratik kushtetues te kontrollit e balances se pushteteve ne kete vend”, deklaroi Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll