Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha nga dera e SPAK: Jam këtu për të përfaqësuar shqiptarët, ne do fitojmë!

Shkruar nga Newsbomb

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kapërcyer për herë të parë pragun e SPAK për të dëshmuar mbi privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Në ambientet para SPAK ai është pritur me ovacione nga deputetët mbështetës opozitar dhe simpatizantët e tij. “O Sali o Hero gjith Shqipëria ty të do këto ishin disa nga thirrjet e simpatizantëve të liderit demokrat në dyert e SPAK-ut.

FOTO: Deputetet mbeshtetes te Berishes ne ambientet e SPAK

Berisha i pyetur nga gazetarët u shpreh se opozita do të fitojë dhe se ndodhet në SPAK për të denoncuar kryeministrin Edi Rama dhe sipas tij grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë.

Opozita do fitojë. Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, shqiptarët, pluralizmit. Jam këtu për të denoncuar Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë. Ne do fitojmë. Fitore!” - tha ish kryeministri Berisha.

Berisha ne ambientet e SPAK

Berisha ne ambientet e SPAK Berisha ne ambientet e SPAK

Kjo do të jetë hera e parë që Berisha shkon në SPAK për t’u marrë në pyetje për këtë çështje, ndërkohë më herët ai nuk ka pranuar të paraqitet siç e përcaktonte ligji në kohën kur ndaj tij ishte caktuar ‘detyrim paraqitje’.

Në konferencën e parë për shtyp pas caktimin e masës së sigurisë, Berisha pretendoi se as ai as Malltezi nuk janë pyetur në SPAK për këtë çështje.

Seanca e sotme pritet të zgjatë për orë të tëra dhe se Berisha ka sot të drejtën edhe të mos i përgjigjet interesit të prokurorisë. Duhet theksuar se sot si person nën hetim, prokuroria është e detyruar të pranojë avokatët.

LEXO EDHE: Nga Flamur Noka te Albana Vokshi, deputetë të PD në SPAK në mbështetje të Berishës

LEXO EDHE: Makina e policisë “zbarkon” në banesën e Berishës, e shoqëron në SPAK: Beteja vazhdon

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese