Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha në Peqin: PD ka kandidatët më të mirë se kurrë më parë, ata të PS i caktoi vetë padroni i mafias

Shkruar nga Newsbomb
Berisha në Peqin: PD ka kandidatët më të mirë se

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Peqin, Mustafa Pashja, në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ai u shpreh se kandidatët e PD janë më të mirët, pasi ata dolën nga vota e anëtarësisë, nga primaret.

Berisha tha se kandidatët e PS janë zgjedhur nga vetë kryeministri Edi Rama dhe janë shpallur pas mesnate, ndërsa sipas tij në mbledhje ka pasur përplasje të vazhdueshme ku kandidatët që nuk janë bindur Ramës, janë thirrur në SPAK.

Berisha: Energjia e bashkimit të shqiptarëve në një betejë historike për rivendosjen e pluralizmit në Shqipëri. Është energjia e fitores me 14 maj të kandidatëve të primareve në mbarë Shqipërinë.

Të gjithë kandidatët tanë nuk janë më kandidatët e kryetarit dhe kryesisë. Janë kandidatët tuaj. Janë gra dhe burra të cilët vendosën të dalin para jush. Të vlerësohen dhe votohen nga ju. Janë nuset dhe dhëndurët e lirisë. Ne vendosëm një standard që nuk ka ekzistuar më parë. Ju garantoj se për lirinë ky është standardi më i mirë që ekziston sot dhe në vendet më të zhvilluara të botës.

Para një viti demokratët kërkonin kudo të zgjedhin vetë kryetarin e partisë, bashkisë dhe deputetin. Unë premtova një gjë të tillë se ju keni një shkallë formimi politik shumë të lartë. Keni një shkallë vlerësimi të shkëlqyer. Ne kemi kandidatë më të mirë se kurrë më parë. Krahasoni pak këta kandidatë me krahun tjetër që shpallen në orën 1 të natës. Që nuk kanë takuar një socialist, një demokrat, një të paparti për t’u vlerësuar por që të gjithë nga padrino i mafies më të fuqishme në Europë, nga Edi Rama. Diku kërciti dajaku në mbledhje, të tjerë u thirrën në SPAK se nuk po bindeshin kurse ne e lamë te besimi dhe vullneti juaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese