Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Berisha në arrest shtëpie, Meta: Akt ekstrem i përndjekjes politike i Edi Ramës

Shkruar nga Newsbomb
Berisha në arrest shtëpie, Meta: Akt ekstrem i përndjekjes

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur vendimi i sotëm i GjKKO, ku u caktua masa “Arrest në shtëpi” për Sali Berishën.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta shkuan se ky vendim është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eleminimin e opozitës.

“Vendimi i sotëm i GjKKO është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Prof. Dr. Sali Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eleminimin e opozitës.

Izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës është këmbanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari, për vetë ekzistencën e shtetit të së drejtës, si dhe për pluralizmin politik, që është nga sot më i kërcënuar se kurrë më pare,” shkuan Meta.

Aleanca mes tyre një vit më parë, madje firmosën zyrtarisht një marrëveshje mes tyre, në kuadër të zgjedhjeve vendore që u mbajën më 14 maj. Prej asaj kohe Partia e Lirisë ka qënduar në krah të Grupimit të Rithemelimit, dhe e ka mbështetur në “luftën” për të rimarrë simbolet dhe siglën e Partisë Demokratike zyrtare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese