Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha në arrest shtëpie, dhjetëra demokratë i shkojnë përsëri poshtë banesës

Shkruar nga Newsbomb
Berisha në arrest shtëpie, dhjetëra demokratë i shkojnë

Nga 30 dhjetori i vitit të kaluar, Sali Berisha ndodhet zyrtarisht në arrest shtëpie. 1 ditë para ndërrimit të viteve ish-kryeministrit iu dha masa “arrest shtëpie” si dhe iu caktua të komunikojë vetëm me bashkëshorten e tij, Lirie Berisha dhe me asnjë person tjetër.

Mirëpo, këto masa nuk i kanë ndaluar demokratët që t’i tregojnë mbështetjen e tyre Berishës. Me dhjetra demokratë janë mbledhur poshtë banesës së ish-kryeministrit Berisha në rrugën “Mustafa Matohiti.” Sali Berisha është në hetim për korrupsion pasiv nga funksionarë të lartë, vepër penale e kryer në bashkëpunim.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se “një opozitë që u dëshmua e paqenë në betejën për Teatrin”, u dëshmua e paqenë në mbrojtjen e votës megjithëse kishte 700 mijë shqiptarë në mbështetje, sipas tij.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Qytetarë dhe qytetare, qëndrestarë, misionarë të vërtetë trë guximit, lirisë dhe shpresës së shqiptarëve.

Të dashur dhe të nderuar artistë, anëtar të Aleancës për mbrojtjen e njërit prej simboleve më të çmuar të kombit shqiptar, që me pasionin, dashurinë tuaj për teatrin, pasionin, dashurinë tuaj për artin dhe kulturën e këtij kombi, sakrifikuat në 7 vite në protestën më të gjatë, më qytetare, që Europa dhe bota ka njohur ndonjëherë.

Më shumë se kushdo tjetër, qytetarët e Tiranës dhe mbarë kombit u janë mirënjohës për betejën epike në mbrojtje të teatrit.

Në mbrojtje të vlerave të kulturës tonë, të artit nga barbaria, nga kartelet e drogës.

Të dashur artiste dhe artistë!

Më shumë se kushdo tjetër ndaj jush janë borxhli, janë demokratet dhe demokratët e Tiranës, të cilët kurrë në asnjë rrethanë nuk duhet të lejonin dhe s’mund të lejonin asgjë tjetër përveç triumfit të kauzës tuaj.

E keni thënë në mënyrë të përsëritur dhe e thatë dhe sonte, se fati i teatrit ishte fati i demokracisë në Shqipëri.Se rrënimi i teatrit nga barbarë defakto dëshmoi për rrënimin madhor të vlerave në këtë shoqëri dhe u ndoq me shpejtësi me rrënimin e demokracisë, ashtu si muret e Teatrit Kombëtar.

Skena e tij, e gjithë qenia e tij u mposhtën nga droga, karteli i saj, Edi Rama, Erion Velaij. Atë fat pati dhe kanë në Shqipëri, demokracia shqiptare.

Përpjekja, beteja epike e artistëve për teatrin, e punonjësve do të frymëzojë qytetarët e Tiranës dhe shqiptarët drejt rikthimit të teatrit në legjendën dhe epikën e tij, në legjendën dhe epikën e luftës, betejës së pamposhtur që këta burra e gra, artistë të mrekullueshëm, qytetarë të vërtetë të Tiranës dhe Shqipërisë zhvilluan në mbrojtje të teatrit.

Të dashur miq!

Siç u shemb teatri, njëra pas tjetër u shembën në Shqipëri shtyllat e rendit kushtetues, u shembën në Shqipëri, shtyllat e demokracisë.

Një opozitë që u dëshmua e paqenë në betejën për Teatrin, u dëshmua e paqenë në mbrojtjen e votës megjithëse kishte 700 mijë shqiptarë në mbështetje, bëri që e keqja e pandalshme të ngadhënjejë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese