Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
65 %
2.1kmh
20 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
28 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

“Ta bëjmë natën ditë”, Berisha mesazh demokratëve nga Mati: Të derdhim djersë e të sakrifikojmë për fitoren në 14 maj

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme kandidatin e koalicionit  “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë e Matit, Skënder Gjucin në zgjedhjet e 14 majit.

Ai iu drejtuar demokratëve duke thënë që të  derdhin djersë dhe të sakfrifikojnë për të mbrojtur vlerat  e kandidatëve të tyre për zgjedhjet e 14 majit, si dhe për të bërë gjithçka për fitoren në këto zgjedhje.

Berisha: Ju ftoj të bëjmë gjithcka, ta bëjmë natën ditë, të derdhim djersë e të sakfrifikojmë për të mbrojtur vlerat e kandidatëve tanë, për të bërë gjithcka për fitoren e tyre. Fitorja e tyre është fitore e të gjithëve. Këto zgjedhje janë vendore, por kanë  një rëndësi të jashtëzakonshme, kanë rëndësinë që kanë patur zgjedhjet e viteve ’90.

Ne përballemi njëlloj si në ‘90 me një monizëm që po shkreton këtë komb. Ajo që e pamë në diktaturë, ishte monizmi më i pamëshirë i Europës. Sot, Rama ka 10% më shumë pushtet se diktatori i fundit komunist në ‘91. Sot, Rama kontrollon cdo pushtet, qeveris duke mos respektuar asnjë ligj dhe normë. Ka shndërruar qeverinë e tij në një organizatë kriminale që vjedhje cdo ditë fondet e pasuritë publike, trash lidhjet me mafien dhe drogën.

Të gjitha këto kanë bërë që shqiptarët vetëm largohen. Nga vendi janë larguar 33% e popullatës. Shqipëria vetë ka brigjet përrallore, depozita minerare, vend i bekuar me ujëra, e kanë quajtur me të drejtë Norvegjia e Ballkanit. Por shqiptarët vetëm ikin se ata vidhen.

Më shumë