Tirana
scattered clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
0.5kmh
40 %
Die
25 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Berisha: McGonigal dogji Bendon, kreu i ri po shkatërron SHISH, ka pushuar 60 oficerë

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ish-kreu i Shërbimit Sekret shqiptar, Helidon Bendo u shkarkuar si pasojë e skandalit me ish-zyrtarin e FBI-së Chalres McGonigal.

Berisha akuzoi kreun e ri të SHISH, Olian Kanushi se ka shkaruar 60 oficerë të shërbimit. 

Pjesë nga intervista e Berishës në “Syri.Tv”:

“Rasti McGonigal, mesa duket dogji kreun e SHISH, Helidon Bendo. Shqipëria ka një prani të fuqishme amerikane, të gjithanshme, e fshehur apo jo, të gjitha format. Por që ky shef kryesor i kundëzbulimit të vijë në Shqipëri, i shoqëruar nga Agron Neza në takime private, kjo është shumë e çuditshme dhe të mos njoftojnë agjencitë e tyre.

U deshën 6 vite për ta vënë në pranga.

Drejtori i komanduar në SHISH është një Duçkë apo Nezë në llojin e vet. Ai ka si mision shndërrimin e SHISH në një seksion të PS-së. Para disa ditë ai ka pushuar me një të rënë të lapsit, 60 oficerë të shërbimit.

Me dhjetëra të tjerë për ti larguar nga SHISH i ka emëruar në zona më të largëta të vendit. Rama pa zbaton porosinë për shndërrimin e SHISH në një seksion të PS, por mundet edhe në një institucion me lidhje që pat vendosur Ramiz Aliaj në 1990-91 me shërbimet në vendet armike, BIA-n serbe”, deklaroi Berisha.


Më shumë