Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
60 %
2.6kmh
20 %
Mër
18 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Berisha mbledh qindra simpatizantë në “Hotel Rogner”, deputetët e PD-së “braktisin” Bashën në Kuvend dhe i bashkohen ish-kryeministrit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pritet të nisë pas pak minutash mbledhja e parë e ish-kryeministrit Sali Berisha me anëtarë të Partisë Demokratike, mbledhje që do të mbahet në “Hotel Rogner”, pas përjashtimit të tij nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Janë qindra simpatizantë të Berishës që janë ulur në sallë dhe dhjetëra të tjerë që janë mbledhur jashtë saj, teksa pritet të shihet se çfarë do të komunikojë Berisha ditën e sotme.

Ndërkohë Berishës i janë bashkuar edhe disa deputetë të opozitës, të cilët kanë lënë sallën e Kuvendit dhe kanë shkuar në krah të tij. Tritan Shehu, Flamur Noka dhe Edi Paloka i janë bashkuar Berishës, së bashku me ish-deputetët Klevis Balliu, Gent Strazimiri, Aldo Bumci, Astrit Veliaj, Anton Frroku, Keltis Kruja, Albina Deda, Liljana Elmazi si edhe Arbjola Halimi, ish-sekretari për çështjet ligjore Çlirim Gjata, ish-Presidentin Bujar Nishani dhe kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi. Gjithashtu në takim janë edhe dhjetëra anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së, të cilët kanë zgjedhur të mbështesin ish-kryeministrin.

Screenshot 6 13
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img