Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Berisha mbledh Kryesinë në selinë blu, Këlliçi: Momenti për të reflektuar dhe për të lënë pas hatërmbetjet me njëri-tjetrin

Shkruar nga Newsbomb
Berisha mbledh Kryesinë në selinë blu, Këlliçi:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur mesditën e sotme në selinë blu Kryesinë. Në një deklaratë për mediat ka qenë ish-kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, i cili teksa ishte duke hyrë në ambientet e selisë blu tha se janë në periudhë reflektimi, mirëpo kjo nuk do të thotë që zgjedhjet e 14 Majin nuk ishin të manipuluara dhe se pranojnë rezultatin.

Sa i përket marrëdhenieve mes dy palëve të ndara brenda PD-së, Këlliçi tha se është moemnti që të analizojnë dhe të kapërcejnë çdo hatërmbetje që kanë mes njëri-tjetrit.

“Nën periudhë reflektimi jemi, por kjo nuk do të thotë që ska patgur manipulim në zgjedhje dhe pranojmë rezultatin. Kështu që mbledhja e kryesise është për të reflektuar para procesit zgjedhor , gjatë ditës së zgjedhjeve dhe më pas. Sigurisht që është dhe një moment reflektimi për cfarë ka ndodhur brenda nesh. Do duhet të analizojmë këtë pjesë që ne të kapërcejmë ccdo hatërmbetje pakënaqësi që kemi mes njëri-tjetrit”, tha Këlliçi.

Ndërkohë, kujtojmë se ditën e djeshme edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bëri mbledhjen e parë të Kryesisë pas zgjedhjeve të 14 Majit. Meta diskutoi me kryesinë lidhur me deyrat që anëtarët e këshillit do të kenë, ku që në momentin që ata do të ulen në karriget e tyre do të fillojë transparenca dhe do të kërkohet llogari për çdo taksë të qytetarëve.

Sipas Metës këshillat bashkiakë do të kthehen në tribunat kryesore të shqetësimeve të qytetarëve dhe do të jenë një fron i fuqishëm i transparencës përballë regjimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed