Deputeti demorkat Ervin Salianji ka kërkuar që kushdo që voton pro qeverisë të përjashtohet nga Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike.
Gjatë takimit të zhvilluar mes deputetëve të grupimit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Gazment Bardhit, Salianji tha se duhet të kenë një qëndrim të qartë lidhur me reformën zgjedhore, për të cilën prej vitesh është shprehur që të jetë me lista të hapura.
“Të kemi qëndrim të qartë për reformën zgjedhore, ka vite që jam shprehur për lista të hapura por duhet të qartësojmë “pazarin” për lista me prim! Kushdo që voton pro qeverise dhe bashkohet me ta ne kundërshtim me vullnetin e shumicës së grupit parlamentar të PDSh duhet të përjashtohet nga grupi
Formacionet ndihmës-qeveritare nuk mund te kamuflohen si deputete opozitarë! Basha ka bere debat me ne dhe ka qëndrime publike kundër listave te hapura, sot gjasme i kërkon për ti shërbyer Ramës me primin zgjedhor”, mësohet të ketë thënë Salianji gjatë mbledhjes.