Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha mbështet protestën në Podgoricë kundër “Ballkanit të Hapur”, paralajmëron Ramën: PD s’do të pranojë nisma destabilizuese në Shqipëri!

Shkruar nga Newsbomb
Berisha mbështet protestën në Podgoricë kundër

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me protestën në Podgoricë, kundër nismës “Ballkani i Hapur.”Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se ky projekt ka qëllim vendosjen e hemogjenisë serbe dhe influencës ruse në rajon.

Ndër të tjera kryedemokrati “paralajmëron Edi Ramën dhe padronin e tij Vuçiç se nuk do të pranojë samite të kësaj nisme destabilizuese në Shqipëri.”

Postimi i plotë i Berishës:

Qytetarët e Malit të Zi ishin dje në darkë në protestë të fuqishme në Podgoricë kundër Ballkanit të Hapur, aleancës përçarëse trilaterale të serbomadhit Aleksandar Vuçiç dhe vasalëve të tij në Tiranë dhe Shkup.

Ky projekt, që ka si qëllim madhor vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon, mbështetet haptas nga diktatori Vladimir Putin dhe ministri i tij Lavrov.

Ky projekt mbështetet gjithashtu edhe nga George dhe Aleks Soros, i kundërvihet procesit të Berlinit dhe mbjell sherr e konfliktualitet në rajonin tonë.

Partia Demokratike e Shqiperisë përshëndet dhe mbështet plotësisht protestat e qytetarëve të Podgoricës kundër Ballkanit të Hapur dhe paralajmëron Edi Ramën dhe padronin e tij Vuçiç se nuk do të pranojë samite të kësaj nisme destabilizuese në Shqipëri.

Mbështetje të plotë qytetarëve të Malit të Zi!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll