Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu rreth orës 14:00 të ditës së sotme, pak para fillimit të protestës. Ende nuk dihet nëse Berisha ka nisur një mbledhje me grupin e PD-së, apo ka vendosur të niset nga selia blu drejt protestës.
Lideri i PD, Berisha bashkë me funksionarë të tjerë demokratë, e kanë cilësuar këtë protestë si nga më të fuqishmet.
Ndërkohë në orën 16:00 do të mbahet protesta kombëtare e opozitës para Kryeministrisë, ku pritet t’u bashkohen edhe qytetarë të shumtë për të protestuar për rritjen e çmimeve në vend.