Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha mbërrin në Parlament, u bashkohet protestuesve për Parkun e Butrintit: S’do lejojmë Ramën të sillet sikur ta kishte plaçkën e babait

Shkruar nga Newsbomb
Berisha mbërrin në Parlament, u bashkohet protestuesve për Parkun

Kryetari i sapozgjedhur i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Parlament, ku jashtë godinës është bashkuar me protestuesit, të cilët kërkojnë të mos votohet ligji për Parkun e Butrintit.

Ai ëhstë shprehur se ajo që po bëhet me Butrintin është abuzimi dhe shpërdorimi më i madh që i bëhet kësaj pasurie kombëtare, teksa shtois e nuk do ta lejojë Edi ramën të sillet sikur Butrintin ta kishte plaçkën e babait apo kolegëve.

“Është abuzimi më madhor dhe më i tmerrshëm, shpërdorimi më i madh që i bëhet pasurisë kombëtare, vlerave të mëdha historike, kultutore, biodiversitetit të jashtëzakonshëm të asaj zone, shtratit nënujor i pasur me gjetje arkeologjike nga më të çmuarat. Ruajtja e Butrintit është imperativ për çdo shqiptar. Edi Rama nuk do mundet të sillet me Butrintin sikur të ishte plackë e kolegëve apo baballarëve të tij. Është pronë e shqiptarëve, një nga pasuritë më të çmuara për shqiptarët. Ata që kanë parashikuar shpërbërjen e parkut, ata kanë kryer një akt korruptiv të pashembullt.

Do përdor gjithë zërin tim kundër këtij projekti shkatërrimtar për një pasuri përrallore të kombit shqiptar, qoftë arkeologjike apo histroike”, tha Berisha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll