Ish kryeministri Sali Berisha dhe figura më e rëndësishme në Partinë Demokratike pas kryetarit Lulzim Basha, ka vlerësuar protestën sipas tij të suksesshme të zhvilluar kundër çmimeve të larta.
Ish numri 1 i ekzekutivit e ka quajtur shtetin aktual,si një shtet policor që shumë shpejt do të zëvendësohet.
“Të dashur miq, sot qytetarët shqiptarë pa dallime partiake çelën me sukses të plotë sezonin e protestave mbarë popullore kundër rritjes së taksave të naftës dhe taksave të tjera, kundër rritjes të çmimit të energjisë, tarifave studentore, papunesisë, varferisë dhe për zëvendesimin e shtetit policor të klikës Rama-Meta me shtetin ligjor” tha Sali Berisha
Sondazh
Poll