Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha: Makina e Tahirit, njësoj sikur dikush të jepte pistoletën për të kryer vrasje

Shkruar nga Newsbomb

Ish kryeministri Sali Berisha shprehet se faktet e prokurorisë të paraqitura në Këshillin e Mandateve ishin të mjaftueshme.

Berisha tha se dhënia e makinës së Saimir Tahirit te Habilajt është e njëjtë me një person që jep armën e krimit dikujt që bën vrasje dhe më pas shfajësohet me pronësinë.

Deklarata e Berishës në ‘Studio e Hapur”:

Unë mendoj se faktet ishin absolute, penale. Makina që ta kuptoni është njëlloj si një njeri të japë armën e vet një personi për të vrarë dhe këtë ta maskojë me dokumenta e pronës. U dha makinën “03” për të çarë çdo doganë.

E dyta, Saimir Tahiri është direkt përfitues në eruo. Kriminelët kanë një memorie absolute. I kanë bërë varëse dhurata. Ka kërkuar diamante ky, pse sepse në botën e krimit ka më shumë rrezik nga paratë sesa nga diamantet, sepse transfertat lënë gjurmë. Ose është maniak i diamanteve. Këto janë fakte për mua dhe çdo njeri. A janë këto prova? Asnjë s’ka të drejtë, vetëm gjykatësi e vendos.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu