Tirana
clear sky
-7.5 ° C
-7.5 °
-7.5 °
73 %
1kmh
0 %
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
11 °
E martë, 25 Janar, 2022

“Berisha kur pa që plani s’u realizua e humbi orientimin”, Godole llogari qeverisë: Pse Policia e Shtetit ndërhyri aq vonë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Dmeokratike, Jonila Godole, thotë se edhe pas 25 vitesh Sali Berisha tregoi se s’ka mësuar asgjë duke përdorur të njëjtën taktikë të dhunës.

Ajo me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se kur Berisha e pa që plani i tij nuk u realizuar ai e humbi orientimin.

E ndër të tjera Godole kërkon një shpjegim nga qeveria se përse policia e Shtetit ndërhyri aq vonë, kur kishte akte dhune.

“Si gazetare e re gjatë 1997-ës kam përjetuar vetë sesi Berisha përmes masave inadekuate e çoi vendin drejt rrënimit. 25 vjet më vonë, na tregoi sot se ai nuk ka mësuar asgjë duke përdorur të njëjtën taktikë të dhunës dhe të lajmeve të rreme si atëherë.

Në momentin kur u duk që plani i tij nuk u realizua, ai humbi orientimin. Rikthimi i tij para PD-së teksa mbështetësit i qenë larguar, ishte thuajse i dhimbshëm. Një Berishë i përhumbur, i humbur, në fund!

Ndërkohë, qeveria duhet të shpjegojë se pse policia e shtetit ndërhyri aq vonë, kur aktet e dhunës ishin të dukshme për të gjithë qytetarët brenda dhe jashtë selisë së PD?” shkruan Godole në postimin e saj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img