Tirana
clear sky
30.9 ° C
30.9 °
30.9 °
33 %
2.6kmh
3 %
Mër
31 °
Enj
30 °
Pre
32 °
Sht
30 °
Die
26 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

Berisha kujton Rugovën dhe akuzon Ramën: Bllokon vendosjen e shtatores së tij në Tiranë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar sot në 16 vjetorin e vdekjes, presidentin e parë të pasluftës në Kosovë, Ibrahim Rugova.

Shqiptarët përulen me nderimin më të madh, mirënjohen më të thellë para kujtimit dhe veprës së pavdekshme të tij, shkruan Berisha, duke akuzuar dhe kryeministrin Edi Rama se prej 7 vitesh bllokon vendosjen e shtatores së Rugovës në Tiranë.

Postimi i plotë:

16 vjet me pare mbylli syte pergjithmone Presidenti Rugova!

Te dashur miq, 16 vite me pare familja, miqte, bshkepuntoret e tij, qytetaret e Kosoves dhe te gjithe shqiptaret i dhane lumtumiren e fundit Presidentit Ibrahim Rugova, njerit prej burrave me te shquar te kombit tone, intelektualit mendje ndritur, shtetarit dhe politikanit gjeni, misionarit vizionar e arqitektit te lirise dhe pavaresise se Kosoves.

Sot te gjithe shqiptaret kudo qe jane perulen me nderimin me te madh, mirenjohen me te thelle para kujtimit dhe vepres se pavdekshme te Presidentit te ndjere Dr Ibrahim per gjithçka beri ai per lirine e shqiptareve dhe dinjitetin e kombit tone.

Por sot pas 16 vitesh Edvin Kristaq Rama, argati i Vuçiçit ne nje akt vasaliteti antikombetar me urdher te Beogradit nuk lejon per te shtatin vit me radhe vendosjen ne Tirane te shtatores te Presidentit te ndjere Dr Ibrahim Rugova, duke harruar se ai ka fituar pergjithmone perjetesine ne zemrat e shqiptareve dhe panteonin e lirise se tyre.

Nderim per jete te jeteve, kujtimit te ndritur dhe vepres se pavdekshme te presidentit Dr Ibrahim Rugova. sb

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img