Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Berisha, Kryemadhi e Meta morën ç’a deshën”, Balla thirrje rinisë në Gramsh: Shkundni votën për PS, se ata janë kundër reformave

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ce1fe9131d16e54de65f0d931f8ac57b

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit Taulant Balla, ka takuar sot të rinjtë e qytetit të Gramshit, ku ka prezantuar kandidatin për deputet Besjan Ajazi.

Balla u tha se Partia Socialiste nuk mund të krahasohet me Sali Berishën apo Ilir Metën, pasi sipas tij, ata kanë marrë çfarë kanë dashur nga Shqipëria.  Ai u bëri thirrje të rinjve që të ‘shkundin votën’  për PS më 25 prill.

“Si mund të jetë njëlloj Besjan Ajazi me Sali Berishën, me Ilir Metën apo Monika Kryemadhin? Ata kanë marrë çfarë kanë dashur këto 30 vite”. Unë them se 25 prilli po shndërohet dalëngadalë në një referendum se kush është pro rrugës europiane të Shqipërisë dhe kush është kundër Reformës në Drejtësi. Unë mendoj se djemtë dhe vajzat duhet të jenë të parët që më 25 prill të shkundin votën për partinë socialiste dhe për Edi Ramën”, tha ai.

Balla shtoi më tej se Gramshi deri në 2015 ishte si një xhep i humbur dhe PD nuk ka investuar sepse e shihnin si një qytet që nuk ia vlente të investoje. Por tani, sipas tij, PS ka dhjetëfishuar investimet në këtë qytet të harruar nga PD.

“Deri në vitin 2015 Gramshi ishte si një xhep i humbur ku nuk ja vlente të investoje. I takonte PS ta shndërronte Gramshin në një destinacion dhe nyjë mes perëndimit dhe lindjes në Shqipëri. PS del para shqiptarëve sot dhe  kërkon një mandat të ri, i cili do të jetë konsolidimi i arritjes së reformave që këmi bërë deri tani. Realisht nuk kemi bërë atë që kemi dashur të bëjmë në Gramsh, kemi një vit e gjysëm për shkaqe që lidhen me pandeminë. Nuk kanë të krahasuar investimet tona me investimet e PD. Janë 10 fish më të larta se në kohën e PD. Unë kam një apel që Gramshi të votojë për Gramshin”, u shpreh Balla.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img