Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
67 %
1kmh
0 %
Pre
16 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
E premte, 24 Shtator, 2021
spot_img

Berisha krahason Shqipërinë me Kolumbinë: Atje droga mbillet nga bandat, këtu nga kryeministri dhe qeveria

spot_img

Lajme të ngjashëm

Protesta e opozitës është futur sot në ditën e 13 të protestës nga ku ish-kryeministri Sali Berisha citoi ish-kandidaten për presidente të Kolumbisë, Ingrid Betancourt e cila u mor peng dhe u grabit prej 6 vitesh nga karteli i drogës në Kolumbi.

 

Sipas Berishës në vendin tonë ndryshe nga Kolumbia droga po mbillet nga qeveria.

“Para disa ditësh në Shqipari ishte ish-kandidatja për presidente e Kolumbisë, Ingrid Betancourt  e cila u mbajt peng për më shumë se 6 vite nga rebelët e FARK në Kolumbi, ku karteli i drogës e grabiti tek bëri garë dhe qeveria franceze ndërhyri dhe e liroi dhe ajo tha këtu se Shqipëria nuk është si Kolumbia.

Këtu karteli i drogës është në qeveri, në dallim nga Kolombia kanabisin e mbjell kryeministri dhe partia siçiliste. Në 2009 nga Shqipëria kanë shkuar 65 kile kanabis në një vit drejt Italisë, ndërsa në 2016 kanë shkuar 150 tonelata por italianët kapën 10-15% pjesën tjetër se kapnin dot.

Vendi me drogë u mbush për një qëllim që të helmohet vota, që kanabisi të përcaktojë vullnetin e shqiptarëve.

Bërtet nga mëngjesi në darkë bërtet se po bën shtet, çfarë shteti bo bën ti ore, tallesh me shqiptarët, po ndërton shtetin e drogës” tha Berisha.

Më shumë

spot_img