Tirana
light rain
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
50 %
3.6kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
26 °
E premte, 2 Qershor, 2023

Berisha krahasoi Grida Dumën me Nora Kelmendin, Kokalari i përgjigjet LIVE: Kjo është të kesh ZERO dinjitet

Lajme të ngjashëm

Aktivistja Evi Kokalari, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili krahasoi deputeten e Partisë Demokratike, Grida Duma me Nora Kelmendin për përgjigjen që i dha kryeministrit Rama në parlament.

Përmes një postimi në “Facebok”, Kokalari  shkruan se të krahasosh Dumën me Nora Kelmendin është të kesh “zero” dinjitet, pasi sipas saj përgjigja e deputetes ndaj Ramës, të cilën kreu i PD e quan “epike” ishte tepër vulgare.

Kokalari thekson se Duma dinte të gjitha planet e ish-kreut të PD, Lulzim Basha,  për të helmuar me gaz demokratët më 8 janar të këtij viti.

“E po te vazhdosh te krahasosh Grida Dumen me Nora Kelmendin, dhe ate qe i tha Grida Rames ne parlament Rames qe keta e quajne ‘epike’, por qe ishte po aq vulgare sa Grida & Rama vet, eshte te kesh ‘ZERO’ dinjitet.

“Nora e Kelmendit” te Sali Berishes i dinte te gjitha planet e Bashes per te helmuar demokratet ne 8 Janar, dhe per te helmuar te gjitha grate e PDse qe ate dite hyne ne seli dhe shkaterruan mushkrite e tyre, dhe hyri ne ate seli ate mengjes me bodyguard per te vazhduar me planin e dites.

For the love of GOD – na ruaj te pakten dinjitetin neve qe te dolem ne krahe, sepse seriozisht personalisht me vjen turp per ata demokrat qe na mbeshteten.

Mos fol me per Griden z. Berisha, se ofendon cdo demokrat qe te doli ne krahe.

Cc: Cim Peka live

(Ne foto: Nora Kelmendit)”, shkruan Kokalari.

 

 


Më shumë