Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Berisha: Korruptuat ekspertët e reformës në Drejtësi. Byronë me mirë ia jap Shullazit sesa Saimirit

spot_img

Lajme të ngjashëm

62a97e36799ddacd6fb48306046d5f1b

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka thënë gjatë fjalës së tij në Parlament se opozita ka kërkuar në draft konsernsual për Reformën në Drejtësi por qeveria riprodhoi të njëjtin skenar për qëllimin e vetëm të lërë vendin pa reformë. Berisha tha se qeveria ka korruptuar ekspertët e Reformës në Drejtësi dhe i ka ngritur kurth ekspertëve opozitarë.

Ish-kryeministri u shpreh se opozita nuk do të behët kurrë një shtojcë e maxhorancës.

Byroja Kombëtare e Hetimit, Berisha:       

“Në varësi të zyrës së kryeministrit ndodhi që këtu të ishte për vizitë një nga përfaqësuesit më prestigjoz që ka toka gjermane, një gjigand i të drejtës. Ky zotëri, ky xhentëllmen kur u njoh me konceptin dhe mënyrën tënde të Byrosë, ai doli në mediat shqiptare dhe tha: “Kjo nuk mund të ndodhë kurrë”.

Ky profesor i madh tha kjo nuk nodh kurrë në një vend demokratik. Profesori është një nga tre personalitetet. Ai ka patur kontratë për të mbrojtur Kosovën në Hagë dhe e ka mbrojtur si një lider i vërtetë. Byronë Kombëtare të Hetimit unë më mirë ia jap Shullazit sesa Saje Qorrit”, tha Berisha.

Reforma në Drejtësi, Berisha:

“Më thanë se është një marrëveshje e dakordësuar për të mos folur për këtë çështje. Cilitdo unë jam i gatshëm t’i jap dokumentin, Unë përpiqem t’i qëndroj luajal procesit. Sipas këtij dakordësimi secili nga ju duhet të ishte i heshtur sa ne.

Prej një viti është përfshirë në një debat të paprecedentë në historinë e tij për Reformën në Drejtësi, reformë që në bindjen time më të thellë është e domosdoshme.

Bazuar në faktin tjetër nuk mund të ketë një forcë tjetër më të interesuar se opozita, si mburojë e vetme, ne do marrim pjesë në Reformën në Drejtësi.

Oferta jonë për të marrë pjesë, u kuptua jo si një akt përgjegjësie shumë të lartë. Në marrëdhëniet me një qeveri e ka më të lehtë t’i thotë 10 herë plaç se nje herë shëndet, ne këtë bëmë, thamë do punojmë. Po si? Shtojcë e juaja? Kurrë!

Nuk ka një njeri që na ka dhënë votën, i cili nuk do mbështeste një qëndrim tonin për një çështje të shoqërisë mbështetur në mënyrë konsensuale.

E vërteta është se këtë ofertë ju e hodhët poshtë me një cinizëm ekstrem.

Kur një qeveri hedh poshtë ofertën, e vërteta është se gjuan mbi veten e saj, dhe opozitës i bën një nder të veçantë, e çliron nga çdo lloj obligimi.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img