Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
30 %
1kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Berisha kopjon Bashën, publikon ‘sms’-në e ngjashme me atë të 2015-ës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sërish në foltoren e Kuvendit për t’iu drejtuar deputetëve të pranishmëm në seancë.

Këtë herë, Berisha ka lexuar një tjetër mesazh nga qytetari dixhital, i cili sipas tij është roje në burgun 302, ku po mbahet aktualisht Emiljano Shullazi.

“Gardiani dixhital” ka denoncuar te Berisha sms-në që ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka dërguar Shullazit, për ta bindur se arrestimi i ka ardhur nga prokuroria dhe jo nga policia.

“Jam roje te paraburgimi i Emiljano Shullazit, ju garantoj se mesazhi i Saimir Tahirit për të përgënjeshtruar Edi Ramën ia ka dërguar direkt Emiljano Shullazi, i cili ka dyshimet më të mëdha se ia ka bërë policia i cili nuk beson se ajo ishte një grackë e prokuroisë siç e paraqesin mediat, pasi kërcënoi Saje Qorrin se do të nxirrte gjithçka për të”, citoi deputeti demokrat në Kuvend.

Vitin e kaluar, ishte kryetari i PD-së, Lulzim Basha i cili deklaroi gjatë një interviste në “Opinion” se ministri Tahiri i kishte dërguar një sms disa biznesmenëve të arrestuar në Durrës, ku i shkruante se vendimi ishte marrë nga institucione të tjera të vendit dhe jo nga policia.

“Është dokumentar nga partnerët tanë komunikimi i Tahirit me këta persona, të cilëve u ka thënë se këtë të keqe nuk e kanë nga Ministria e Brendshme por nga institucione të tjera të vendit. Ne do ta bëjmë publike edhe nesër këtë, jo sepse kemi nevojë t’i provojmë shqiptarëve lidhjet e tij me bandat, por sepse ai është e keqja e madhe e këtij vendi”, shprehej Basha në 29 tetor të 2015.

Duket se kësaj here ka qenë Berisha që ka kopjuar kryetarin e tij, Bashën.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img