Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Berisha konferencë për akuzat e DASH, demokratët përgatiten për t’u mbledhur para “Rogner-it” në mbështetje të tij

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në orën 18:00 të ditës së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha do të dalë në një konferencë për shtyp, për t’iu përgjigjur Departamentit Amerikan të Shtetit, pasi ky i fundit e shpalli “non-grata” në SHBA.

Por mbështetësit e Partisë Demokratike kanë përgatitur një “surprizë” për liderin historik të PD-së, pasi kanë planifikuar të mblidhen përballë “Rogneri-it”, aty ku Berisha do të mbajë konferencë.

Kjo lëvizje do të bëhet për t’i shprehur Berishës mbështetjen e tyre, teksa thirrja është bërë nga dega e PD në Kavajë, një nga organizatat më aktive të Partisë Demokratike.

Kujtojmë se ditën e djeshme DASH publikoi vendimin që shpallte “non-grata” në SHBA Sali Berishën dhe familjen e tij, pasi ish-kryeministri akuzohet se ka ëprfituar nga pushteti për të pasuruar veten dhe aleatët.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img