Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha kërkon “kokën” e dy ministrave: Po të isha në vend të Ramës, do shkarkoja Çuçin dhe Kumbaron për 4 minuta!

Shkruar nga Newsbomb
Berisha kërkon “kokën” e dy ministrave: Po të isha

Ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar protestës së qytetarëve për vdekjen e vajzës 7-vjeçare që u përplas nga skafi buzë detit në Himarë.

Berisha ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit Mirela Kumbaro, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si njeri pa ndjenja që kërkon të heqë përgjegjësinë nga vetja.

“Vogëlushja u vra nga një skafist i qeverisë, dorëheqje e menjëhershme e ministrit të Brendshëm dhe Turizmit, por kreu që i mbron, deklaron se ky është sezoni më i organizuar në historinë e vendit. Nuk ndjen nga ana njerëzore asgjë. Njeri që do të shmang çdo lloj përgjegjësie mbi veten e tij. Ai përdor epitete “vampir”... ndërkohë që media dhe politikanë po shprehin me të drejtë revoltën. Ky fëmijë u blua nga skafi i qeverisë në një distancë dy metër nga bregu. Po të isha në vendin e zotit Rama, nëse Çuçi nuk do të kishte ikur për 3 minuta, të katërtën do e kisha shkarkuar, atë dhe ministren e Turizmit”, u shpreh Berisha.

Protestës para Ministrisë së Brendshme pritet t’i bashkohet edhe ish-presidenti Ilir Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll