Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha kërcënon nga protesta: Rama nuk dorëhiqet, ama opozita e gatshme të çlirojë me çdo çmim Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb
'Rama nuk njeh dorëheqjen. Ai u ndërtoi shqipatarëve atë që ata shofin në përgjimet e Bild. Ky është festival i fitores. Opozita sot faktikisht është jo vetëm shumica por drejtimi dhe udhëheqja e vendit. Opozita do përpiqet, e shoh që po përpiqet që të kryej këtë operacion historik me minimumin e kostos, por ajo është e gatshmë për të cliruar Shqipërine me cdo cmim nga kjo klikë', tha Berisha.

Më tej, i pyetur për mosreagimin e ndërkombëtarëve për publikimin e përgjimeve të Bild, Berisha tha se ata janë tronditur thellë nga përgjimet.

'Ju garantoj se ndërkombëtarët u janë trondit thellë. Ato kanë tronditur thellë ndërgjegjen demokratike të shtetarëve në mbarë Europën. Ato kanë qenë një zgjim i madh për të gjitha zhvillimet në Shqipëri. Edvnin Kristaq Urrejtjes po i shket toka nën këmbë cdo ditë dhe më shumë. Kur e shoh atë të rrethuar me skafandara e antipluma, me renea e autoblinda është fundi i tij. Ai ka marrë fund. Ai është një kufomë politke e pakallur që shumë shpejt do të kallet', shtoi Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu