Hapësire reklamuese


Politikë

Berisha “këmbëkryq”, komenton ministrat: Erdhi ms.Covidi, Ulsi “luftë” me Taulantin

Shkruar nga Newsbomb
Berisha “këmbëkryq”, komenton ministrat: Erdhi ms.Covidi,

Ashtu si dhe bën gjithmonë, ish-kryeministri Sali Berisha nga salla e Kuvendit ka hyrë “live” në “Facebook”.

Teksa është duke pritur ministrat dhe deputetët socialist që të vijnë në sallë, ish-kryeministri s’ka qëndruar pa i komentuar ata. Ai nga salla e Kuvendit ka sulmuar edhe ministrin e Drejtësisë Ulsi Manjën, duke e akuzuar këtë të fundit se është i implikuar me bandat.

LEXO EDHE: Gardistët zinxhir tek dera e Kuvendit, kontrollojnë demokratët nga “koka te këmbët”

“Ulsi ku e ke Taulantin? Se bëni luftë me njëri-tjetrin për poste. Bëj çtë duash ti Ulsi ke marrrë fund. Prit Fatmirin se do vijë në post tëndin ose më lart.

Bëj ç’të duash Ulsi, ke marrë fund.

Ja ku është edhe kjo ministrja e Kulturës që ka dhunti të japë tendera çdo javë thjeshtrës me kundërshtim me ligji, ajo akordon me firmën me vulën e saj, me zemrën e saj tendera vetëm thjeshtrës së parë të vendit.

Po ajo tjetra ms.Covidi ajo që çoi në atë botë me dhjetra mijëra shqiptarë për shkak se shiti. Ajo është për ti thënë ms.mortja, jo se s’më shkon, po për vjedhjen e pacientëve. Por ke vjedhur me Edi Ramën, ndaj ke imunitet.

Ibrahimi është një faksifikatore. Ajo tjetra nuk ka ardhur ajo, ish ministrja e financave se tani ka marrë edhe ajo një post”, dëgjohet të thotë Berisha, teksa më tej i drejtohet kryeministrit Edi Rama i cili pak më parë mbërriti në ambientet e Kuvendit duke i thënë: Je i pashpresë Edi Rama, shpresë nuk ke. Struku, struku atje se stë mbrojnë dot këta ty.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese