Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Berisha: Jam në “listën e zezë” amerikane për shkak të konspiracionit Rama, Thaçi, Vuçiç. Denoncova projektin e Soros për…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se është vendosur në listën e zezë të SHBA-ve për shkak të një “konspiracioni” që kanë përhapur tre politikanët Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç.

Pas zhvillimeve të fundit, ku ambasadorja e SHBA, Yuri Kim kërkoi nga kreu i PD Lulzim Basha që të distancojë partinë nga Sali Berisha, ky i fundit ka pretenduar se është vënë në qendër të këtyre sulmeve për shkak të “lobimit korruptiv” të miliarderit amerikan George Soros.

Berisha tha se e gjitha nisi me denoncimin e tij ndaj planit për shkëmbimin e territoreve të Kosovës me Serbinë.

Pjesë nga deklarata e Berishës në Ora News:

Mos harro se në 30 vite, jam njeriu i miliona e miliona votave të shqiptarëve. Më shumë se cilido tjetër në historinë e këtij vendi. Në rast se unë do të tërhiqesha ndaj një vendimi të cilin e kam theksuar dhe e theksoj se është i bazuar në keqinformimin e sekretarit Blinken nga lobimi korruptiv i George Soros, një armik i demokracisë shqiptare dhe kombit shqiptar.

Kjo histroi ka filluar me George Soros, me kundërshtimin tim të prerë të një projekti që bazohej në ndarjen dhe shkëmbimet e territoreve në Kosovë. Projekt në të cilin presidenti i serbomadhisë Aleksandër Vuçiç deklaroi në vitin 2018 se me këtë projekt Serbia bëhet më e madhe. Duke qenë i pari që e kundërshtova këtë projekt, dhe më pas njëri pas tjetri Haradinaj e politikanë të tjerë. Sot ky projekt është arkivuar dhe sanksionuar edhe në dekretin e Biden se ata të cilët cënojnë integritetin e tjetrit do të përballen me sanksionet e tij.

Rama, Thaçi, Vuçiç, asnjë forcë politike shqiptare nuk e ka përkrahur projektin e këtyre. Këta mashtrues u thanë atyre që kishin mashtruar se këtë e bëri Sali Berisha. Dhe unë mbi bazën e këtij konspiracioni u futa në procesin e blacklistimit, të cilin e shpalli Edi Rama.

Më shumë

spot_img