Berisha ka publikuar disa foto me makina luksoze, të cilat pretendon se janë pronë e nipit të ish-diktatorit
Me një postim në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar policinë e shtetit se po bën gjithçka për të ndihmuar në zhdukjen e provave që implikojnë Ermal Hoxhën me laboratorin e drogës të zbuluar në Xibrakë. Berisha ka publikuar disa foto me makina luksoze, të cilat pretendon se janë pronë e nipit të ish-diktatorit.
“Për të faktuar pretendimet publike te avokatit Asad, policia e partisë po bën gjthçka për të ndihmuar në zhdukjen e provave. Kështu, Policia e Partisë po fsheh parkun e baronit te varfër te drogës, Ermal Hoxhës, në Durrës prej 20 autoveturave luksoze me çmim nga 60 – 170 mijë euro secila. Ne fotot poshtë keni disa prej tyre që deshmojnë se sa i varfër është në të vërtetë klienti i avokatit Asad!
Partia Siçiliste është në këmbë për të nxjerrë Ermalin viktimë politike të Berishës, siç e quajti Zonja e Zezë në deklaratën e saj!!”- ka shkruar Berisha në Facebook.