Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
0.5kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
20 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

“Berisha ishte hapur kundër Olldashit”, Baton Haxhiu: S’më besohet që sot e tha atë fjali për Bashën. Ai sot mbajti tubim kundër SHBA

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Baton Haxhiu thotë se tubimi i Sali Berishës ditën e sotme ishte kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës që e kanë shpallur “non-grata” dhe nuk kishte asnjë lidhje me forcimin e PD-së.

Haxhiu e quajti Berishën një “njeri në shkuarje” e që sipas tij duhet të kishte hapur rrugën dhe garën në PD që në 2013-ën. “Megjithatë Berisha ishte publikisht edhe kundër Olldashit”, tha Haxhiu.

“Ne flasim për një njeri që është në shkuarje, që është jo etik për atë që bën. Është fajtor për të gjithë atë, edhe për situatën që ka krijuar në PD, edhe për Lulzim Bashën. Ajo që ishte sot e turpshme, e tha fjalinë që nuk mund ta thotë atë njeri. Tha “më falni se kam gabuar dhe nuk e kam njohur Lulzim Bashën”. Është i padijshëm Berisha. Nuk mundesh me qenë jo etik duke thënë më falni se s’e kam njoh Bashën në këto përmasa. Ia ka hapur rrugën, ia ka dhënë të gjitha mundësitë… Nuk mund të besoj që një njeri mbledh aq shumë njerëz aty. Unë e kam thënë në 2013, Berisha është dashur të shkojë dhe të hapë rrugën dhe garën në PD, ai nuk e bëri atë. Ka qenë hapur kundër Olldashit. Dhe Sali Lushaj që ka qenë aty, kur ishte me Olldashin te Hotel Tirana për të organizuar fushatën, u afrua dhe u kërcënua. Sali Ram Berisha ka mbajtur tubim kundër SHBA, dhe jo për të forcuar PD-në. Ai është një person non-grata”, u shpreh gazetari Baton Haxhiu.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img