Hapësire reklamuese


Politikë

Berisha i “zhveshur” nga imuniteti, Bardhi: Vendim i miratuar vetëm me votat e Ramës

Shkruar nga Newsbomb
Berisha i “zhveshur” nga imuniteti, Bardhi: Vendim i miratuar
Kryetari i Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Me 75 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë i hoqi sot imunitetin e deputetit, ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i hapur në këtë mënyrë rrugë SPAK-ut për arrestimin e tij lidhur me aferën e ish-kompleksit Partizani. LEXO EDHE: I hiqet imuniteti Sali Berishës, Kuvendi i hap rrugën SPAK për ta arrestuar Nëpërmjet një reagimi në rrejtin social “X” Gazment Bardhi thotë se vendimi i Kuvendit sot për Berishën është anti-kushtetues dhe se është miratuar vetëm me votat e Edi Ramës pa arsyetim dhe prova. Bardhi e ka cilësuar vendimin për Berishën akt të mirëfilltë politik, ndërsa thotë se qeveria e Ramës verpon me dy standarte, një standart për bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe një tjetër standart tërësisht i ndryshëm për kundërshtarët e Edi Ramës. LEXO EDHE: Kuvendi i hoqi imunitetin, Berisha: Parlament i vrimës së miut, akt anti-kushtetues! “Vendimi antikushtetues i Kuvendit ndaj Sali Berishës, miratuar vetëm me votat e Edi Ramës pa arsyetim dhe prova, është akt i mirëfilltë politik. Shpërfillja e Kushtetutës dhe ligjit në rastin konkret, është standarti më i keq i vendosur në një shoqëri demokratike. Cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, por barazia duhet të ekzistojë edhe në të drejta. Një standart për bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe një tjetër standart tërësisht i ndryshëm për kundërshtarët e Edi Ramës, nuk është as barazi dhe as drejtësi”, shkruan Bardhi në platformën “X”. Deputetët e mazhorancës miratuan sot në vetëm pak minuta kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Mes tymuesve dhe flakadanëve deptetët e mazhorancës votuan me 75 vota pro duke i hapur kështu rrugën SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, nga masa “detyrim paraqitje” me “arrest me burg” ose “arrest shtëpie”. Ndërkohë, gjatë kësaj seance ish-kryeministri Berisha refuzoi që të flasë në Kuvend, duke lejuar kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla që të vazhdonte me rendin e ditës. Seanca plenare nisi me tensione të forta mes deputetëve të opozitës dhe punonjësve të Gardës. Ashtu si nisi, ashtu dhe përfundoi pasi gjatë momentit të votimit deputetët e opozitës, kryesisht mbështetësit e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit ndezën flakadanë dhe filluan të përplasin sende në tavolinat e tyre. Ndonëse për shkak të moshës ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha mund të vendoset masa “arrest shtëpie”, pokurori i çështjes Arben Kraja më herët tha se Gjykatës do i drejtohen për të dyja masat “arrest shtëpie” apo “arrest me burg”, pastaj do të jetë në dorën e kësaj të fundit masa që do të vendosë ndja ish-kryeministrit. “Janë të ndryshme nga pikëpamja e rëndesës. Ne kemi paraqitur kërkesë për ashpërsim, këto janë dy masat që mund të përdoren, kemi kërkuar leje për të dyja. Në varësi të akteve të dosjes dhe vendimarrjen tonë si prokuror do i kërkojmë gjykatës njërën prej masave, se çfarë do bëjë gjykata është tjetër punë”, tha Kraja. Me 6 vota pro Këshilli i Mandateve i hapi rrugën më 18 dhjetor kërkesës së SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me aferën e privatizimti të ish-kompleksit Partizani. Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ishte i vetmi përfaqësues nga opozita i cili bashkoi votën e tij me pjesën tjetër të anëtarëve socialistë për t’i hapur rrugën lëshimit të autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/ heqjen e lirisë së Berishës. Sakaq, mbrëmjen e djeshme u depozituan në Kuvend edhe dy raportet e anëtarëve të Këshillit të Mandateve për kërkesën e SPAK për t’i hapur rrugë për ndryshimin e masës së sigurisë për Berishës.  Njëri raport ishte nga mazhoranca, ndërsa raporti tjetër i deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili ishte edhe i vetmi përfaqësues i opozitës në Këshillin e Mandateve. Të dy raportet e përpiluara në Këshillin e Mandateve kërkonin dhënien e autorizimit për ti hapur rrugë kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese