Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Berisha i vendosur: Protesta e 6 dhjetorit do të mbahet para Kryeministrisë (MESAZHI për Ramën)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot jashtë dyerve të Kuvendit se protesta  e 6 dhjetorit, do të jetë nga më madhështoret dhe se do të zhvillohet para Kryeministrisë.

Ish-kryeministri bëri thirrje që Bashkia e Tiranës të qëndrojë e distancuar dhe të mos pengojë tubimin.

Ai tha se PD është pro samitit që do të bëhet atë ditë në Tiranë, ku liderët e BE-së do të vijnë në kryeqytet, ndërsa i dha një mesazh kryeministri Edi Rama, që të mos blindojë kryeministrinë.

“6 dhjetori protesta më e madhe do mbahet para Kryeministrisë, bashkia të mos përzihet se s’ka forcë në botë që mund të pengojë. Ramës i intereson dhuna atë ditë por bën mirë që as dyert të mos i blindojë se do bëjë lajm botëror. Jemi në protestë pro samitit dhe kundër Ramës”, deklaroi Berisha.

Kryedemokrati Berisha tha se vendosi që të largohej nga parlamenti  në shenjë përfaqësimi për shqiptarët e Kosovës që sipas tij ndihen të tradhtuar nga Rama.

“Fakti që u largova nga parlamenti, u largova për të përfaqësuar kombin shqiptar, të gjithë qytetarët e Kosovës që ndjehen të tradhtuar nga një kryeministër shqiptar, u largova për të përfaqësuar ndjenjat e dhjetëra-mijëra familjeve shqiptare që kanë humbur familjet e tyre nga barbaritë serbe, dhe Edi Rama prej katër muajsh, nuk lejon votimin e rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. U largova për të përfaqësuar ata dhjetëra-mijëra shqiptarë qau larguan nga Shqipëria prej politikave çnjerëzore të Edi Ramës. Të gjitha këto janë arsyet që nuk mund të pranoja të dëgjoja ligjëratën e një njeriu, që pas Enver Hoxhës është armiku më i egër i kombit shqiptar.”, u shpreh Berisha.

Më shumë


spot_img









spot_img