Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Berisha i tregon shqiptaro-amerikanëve “si e shpalli non-grata Sorosi dhe Rama”: Foltorja është lëvizja më pro-amerikane

Shkruar nga Newsbomb
Berisha i tregon shqiptaro-amerikanëve “si e shpalli non-grata Sorosi

Ish-kryeministri Sali Berisha është duke zhvilluar një “foltore” virtuale me shqiptarët në Nju Xhersi, ndonëse është i shpallur non-grata në SHBA.

Berisha shprehu vendosmërinë se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet në 11 dhjetor dhe do të arrijë të rithemelojë Partinë Demokratike.

Berisha e quajti “Foltoren” si nismën më pro-amerikane në 30 vitet e fundit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Jemi në rrugën e duhur, në 11 dhjetor, ne rithemelojmë defakto Partinë Demokratike. Vështirësitë nuk mund të mungojnë por nga ana tjetër, por mjerë ata që tentojnë ti dalin përpara dhe ta pengojnë, nuk ka asgjë që mund të ndalojë njerëzit e vendosur për kauzën e tyre të drejtë. Kjo është foltorja e cila sot ka mbërritur në vendin tuaj të bekuar në Nju Xhersi, dhe unë jam i emocionuar t’u drejtohem ju. Keni dëgjuar këto kohë të flitet nga peng-kryetari se kjo lëvizje është anti-amerikane, se kjo lëvizje është kundër SHBA. Ju garantoj se kjo është lëvizja më pro amerikane që nga dhjetori 90’ e deri më sot. Realiteti është se ne po bëjmë gjithçka që norma dhe standarde që e kanë bërë Amerikanë mrekullinë, t’i vendosim edhe në Shqipëri. Kjo është një lëvizje pro-Amerikës, pro botës së lirë. Kjo është një lëvizje kundër një regjimi, dhe klikave. E vërteta është se me 14 maj unë jam shpallur non grata nga sekretari i shtetit Antony Blinken. Por i kam dërguar një letër atij ku i them se jeni keqinformuar nga lobimi korruptiv i George Soros dhe Edi Ramës.

LIVE:

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll