Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Berisha i sigurt: Këtë qeveri do e rrëzojnë qytetarët e zemëruar!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet i bindur se qeveria e kryeministrit Edi Rama do të rrëzohet pa shkuar në zgjedhje.

Berisha tha se SPAK mund ta kishte rrëzuar qeverinë pas skandalit të inceneratorëve por nuk e bëri një gjë të tillë.

Megjithatë sipas tij, janë qytetarët e zemëruar ata që do ta rrëzojnë qeverinë.

Më herët Berisha tha se opozita do të rinisë protesta pa pushim në muajin shtator.

“Ky popull do e rrëzojë këtë qeveri. Po bëjmë gjithçka për ta ndërgjegjësuar. Por të jesh i bindur që ky skandal do e djegë këtë qeveri. S’mund ta kalojë këtë skandal se ai ka firmosur kontratën. Ai ka firmosur. Edhe ky SPAK nuk e shpëton dot. Këta po e çojnë vendin drejt një pasigurie të jashtëzakonshme.

Nëse lexoni aktakuzën që i kanë bërë Lefter Kokës, thonë që është bërë prokurim në kundërshtim me ligjet. Nëse SPAK e merrte të pandehur Edi Ramën, vetëkuptohet që qeveria binte, dhe krijohej një qeveri tjetër. Qytetarët e zemëruar kanë rrëzuar me dhjetra herë qeveri, dhe këtë qeveri do e rrëzojnë qytetarët e zemëruar”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Open”.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img