Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
5.1kmh
90 %
Hën
11 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Berisha i prerë: Peng-kryetari do i shohë fletët si anëtar i thjeshtë, ka zero tagër mbi to

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha është i bindur se do të arrijë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për të shkarkuar Lulzim Bashën, e për t’u rikthyer vetë si kryetar i PD-së.

Berisha tha nga foltorja e Sarandës, se 4,200 mandatet e delegatëve janë dorëzuar aty ku e parashikon statuti, ndërsa tha se Lulzim Basha mund t’i shohë vetëm si anëtar i thjeshtë i PD-së.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Foltores i kanë vendosur nofka, nga frika dhe tmerri i saj. Nuk ka asgjë më pro perëndimore se kjo foltore. Kjo foltore po shpëton shpirtin e demokracisë dhe pluralizmit. Përulem para jush që nuk u ndikuat nga asnjë deklaratë. Ne si PD, për arsye tashmë të njohura, kaluam dhe po kalojmë një krizë të thellë. Në 8 vite, kryetarin të cilin e mbështetëm që të gjithë me mundësitë tona më të mëdha, janë derdhur lumenj djerse. Dy ditë më parë një studente më rrëfente, 3 muaj fushatë, unë lash edhe punën se punoja. Lashë çdo gjë se u mora me fushatën. Të njëjtën gjë rrëfeni ju. Por problemi është se ai që drejtonte partinë, ishte një lider i thyer. Nuk udhëhiqte dot këtë forcë politike. Nuk e ndjente se çfarë është kjo forcë politike, se cila është fuqia e saj.

Dëgjoj burokratë, e thërrisni ju, por dale ta shoh unë. Jo s’do shohësh asgjë ti. Ti si peng kryetar, do shohësh çdo fletë por si anëtar i thjeshtë. Tagër mbi to ke zero, zero. Sjellin statute të 15 vite më parë, zero vlerë. Ato janë dorëzuar në zyrën e forumit më të lartë, të Kryetarit të Këshillit Kombëtar. Cilido nga ju mund të shkoni aty, t’i lexoni, të 4,200. Ne ato nuk i publikojmë se ka një ligj, ne miratuam ligjin e garantimit të privatësisë të të dhënave personale. Transparencë e plotë. Kam kënaqësi, sot shkuan mediat, e njërit prej atyre gazetarëve se deklaroi që nuk m’i dhanë, sot mori një për një fletët.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img