Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
1kmh
0 %
Mar
5 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Berisha i kthehet Covid-it: Karantina ishte goditje, skizoidi i Surrelit përdori strategji terrori (Tregon pse u rritën rastet pas hapjes)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

60a47dead74c3f9fad822326fe54ffe8

Ish-kryeminstri i Shqipërisë Sali Berisha, i ftuar në emisionin e gazetarit Çim Peka, duke folur për pandeminë e koronavirusit, tha se karantina ishte një goditje e madhe për vendin, kryesisht në sektorin e ekonomisë.

Berisha tha se mbyllja nuk ishte efektive në vendin tonë, përkundrazi.

Sipas ish-kreut të shtetit, një nga arsyet se pse u rritën rastet me covid-19 është se i ashtuquajturi hetim epidemiologjik nuk është bërë kurrë, madje qytetarët janë lënë të infektohen pasi nuk ka pasur testime.

Berisha: Karantina ishte një goditje, ndali kohën. Krijoi pasojë në të gjitha kuptimet e jetës.

Pyetje: A mendosi se mbyllja ishte e gabuar në mars?

Berisha: Shqipëria është rast unik në botë. A përfituan shqiptarët nga karantina? Jo! Si asnjë komb tjetër mbi tokë. Sepse si në asnjë vend të planetit pas hapjes rastet u dhjetëfishuan. Kudo janë rritur pas hapjeve, por jo si në Shqipëri. Efekti i karantinës për mbrojtjen ishte 0, shkatërrimtar për ekonominë. Ka një analizë, në krye qendron është hetimi “fake” epidemiologjik. Sepse nuk u bë asnjëherë. U lanë njerëzit të infektoheshin sa munden, se nuk bëheshin teste, se nuk bliheshin teste. Skizoidi i Surrelit përdori strategji terrori.

Peka: Kishte frikë për vete.

Berisha: Mund të kishte frikë për vete, të merrte qetësues. Unë jam mjek, jam psikolog. E di çfarë domethënë shok psikologjik. Njerëzit e panë se nuk ka male me të vdekur.

Pyetje: Berisha si mjek çfarë mendon?

Berisha: Unë mendoj se është serioz. Një pjesë e njerëzve e kalojnë si grip, por disa e përjetojnë shumë më keq.

Për sa i përket hapjes së shkollave, Berisha tha se edhe pse është pro hapjes, ka frikë se kjo hapje e pamonitoruar siç duhet, mund të kthehet në një bombë biologjike, pasi masat e marra nuk janë ato që duhet të jenë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img