
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për media pas përfundimit të mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike.
Berisha bëri një akuzë të fortë në Kuvend, duke thënë se gardisti që u përplas me Ervin Salianjin në Kuvend, ishte i armatosu.
“Personi i cili u shty dhe u kap me Ervin Salianjin, personi kishte armë. Kemi prova të pakundërshtueshme që ai kishte armë brenda në Seancë. Kjo përbën një vepër të paprecedentë dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë.”, tha Berisha.
Kujtojmë që opozita hyri më herët sot në seancë mblodhi karriget e deputetëve të PS dhe i grumbulloi ato para foltores. Zhurma nuk u ndal asnjë sekond, pasi deputetët përplasinin duar mbi tavolina, ndërsa në një moment Ervin Salianji ndezin edhe flakadan blu. Një gardist ka arritur t’i heqë nga dora Salianjit flakadanin, ndërsa ky i fundit tentoi ta godiste me karrige.Pikërish për këtë gardist bëhet fjala që ishte i armatosur në seancë.