Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Berisha frikëson zyrtarët e vendit, asnjë reagim për vdekjen e Fidel Castros

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

12f52cf89c80c02dd2e1297fb7312a31

Fidel Castro, lideri historik i Kubës dhe me shumë ndikim në arenën ndërkombëtare gjatë shekullit të kaluar është ndarë sot nga jeta.

Presidentë dhe kryeministra nga e gjithë bota kanë reaguar për vdekjen e Castros. Disa vlerësojnë figurën e tij dhe disa të tjerë përmendin veprimet brutale që nuk kanë munguar në Kubën e drejtuar prej tij, por ka edhe nga ata që janë munduar të gjejnë një të mesme të artë.

François Hollande (Francë), Paolo Gentiloni (Itali), Aleksis Tsipras (Greqi), Vladimir Putin (Rusi), Mariano Rajoy (Spanjë), Narendra Modi (Indi), Xi Jinping (Kinë), janë vetëm disa nga liderët nga mbarë bota që kanë reaguar, por asnjë nga Shqipëria.

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta apo ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nuk kanë gjetur kohën të thonë një fjalë për vdekjen e Fidel Castros, qoftë edhe duke i mëshuar faktit që ai drejtoi në mënyrë jo demokratike Kubën, ose të ishin mjaftuar me një postim të ngjashëm si ai i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump: “Fidel Kastro vdiq!”.

Ndoshta zyrtarët shqiptarë janë trembur nga postimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili konsideroi vdekjen e Castros si një fitore të madhe për kubanezët, ndërsa ish-liderin e tyre e quajti si diktator dhe aventurier që e çoi botën në prag të luftës së tretë botërore. Një reagim për Castron i një zyrtari shqiptar nuk është çudi që të enjten në Kuvend të sillte klasifikimin si komunist dhe “ndjekës i linjës së etërve të tij”.

Lexo edhe: Tsipras: Mirupafshim komandant. Hollande: Refuzoi dominimin e jashtëm. Reagime nga e gjithë bota për vdekjen e Fidel Castros

Screenshot_7.png

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img