Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha flet para pirgut me karrige:Rama-Brava do votojnë për të arrestuar kreun e PD

Shkruar nga Newsbomb
Berisha flet para pirgut me karrige:Rama-Brava do votojnë për të

Teksa me dhjetëra demokratë janë mbledhur jashtë ambienteve të Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij brenda. Para pirgut me karrige që deptutetët e opozitës i kanë vendosur përpara foltores së Kuvendit, Berisha u shpreh se mazhoranca është frikësuar nga ky aksion opozitar i cili do të vazhdojë deri në rrëzimin e kësaj qeverie.

Në një lidhje direkte në llogarinë e tij në “Facebook”, ish kryeministri Berisha tha se ditën e sotme pas një vendimi antikushtetues të Gjykatës Kushtetuese, deputetët e mazhorancës dhe mbështetësit e Lulzim Bashës do të votojnë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e tij, duke menduar kështu se do të mposhtin opozitën.

Sipas Berishës ky është një akt i shëmtuar dhe një krim, teksa ka theksuar se qeveria gabon nëse mendojnë se kështu do të mposhtin opozitën e cila sipas Berishës është më e fortë dhe e bashkuar se asnjëherë më parë.

Nuk kanë asnjë interes shoqëror përveç pasurimit të tyre të paligjshëm duke vjedhur qytetarët shqiptarë ose lehtësuar trafiqet e drogës dhe të krimit në kujdesin në mbrojtjen e kreut të tyre Edi Rama. Nga ana tjetër janë deputetët e opozitës të cilët me vendosmëri kanë denoncuar dhe denoncojnë vjedhjet e paimagjinueshme aferat e shekullit të Edi Ramës, familajrëve të tij, Taulant Balla bandve të tij të krimit dhe ministrave parlamentare të tjerë. Deputetët e opozitës i kanë kallur tmerrin mazhorancës. Parlamenti ka më shumë gardistë sesa depuptetë. Parlamenti defacto është shndëruar në iligijimitet antikushtetueshmëri. Sot pas një vendimi antikushtetues të Gjykatës Kushtetuese pas nëj vendimi antikushtetues të komisionit Rama-Brava do votojnë për heqjen e imunitetit dhe arrestimit të kryetarit të Partisë Demokratike duke besuar se në këtë mënyrë do të mposhtin opozitën.

 Ky është një akt i shëmtuar një krim i vërtetë, por realitet ky krim nuk mund të mposhtë kurrë opozitën. Ky akt dëshmon së pari se në Shqipëri ka një opozitë të fuqishme e cila qëndron e palëkundur kundër kësaj bande që ka vendosur dikaturë, kundër argatve, lakejëve të saj në të gjitha instiucionet, qëndron kundër dhe e bindur në mënyrë të padiskutueshme në fitoren e saj. Përpjekja që bëri kjo bandë me mafian ndërkombëtare të Soros dështoi në mënyrë më spektakolare. Sot opozita është në këmbë më shumë se kurë. Sot kjo përpjekje do të ankimohet dhe do të dëshmohet me përmbysjen e këtyre kriminelëve që janë në pushtet dhe që kanë shkatërruar Shqipërinë më shumë se çdo pushtues tjetër në histori. Këta deputetë, kryeminsitër minsitra pasurohen si shushunja çdo ditë dhe çdo javë . Këta kanë përzënë mbi 1milionë e 300 banorë nga Shqipëria. Këta i pret gjyqi i madh i kombit shqiptar dhe historisë së tij, Këta të ardhme nuk kanë. Sot kanë reshtuar me dhejtëra gardistë dhe struken prapa atyre për të mbrojtur krimin. Sot është një ditë beteje në të cilën ne do të qëndrojmë, por kjo është një ditë frymëzimi për ne sepse atë që mendojnë ky grup nafrotraifkantësh ne do ta bëjnë pluhur. Ndaj dhe thirrja o Sot o Kurrë për të drejtat tona, për lirinë e votës dhe për fitoren e opozitës”, tha Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese