Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
53 %
1kmh
75 %
Die
8 °
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

BERISHA flet në protestë dhe i drejtohet kryeministrit: Edi Rama, NE TË DY sot jemi ARMIQ! Thërrmojmë çdo bunker dhe çajmë çdo blind, por t’i ia ke mbathur!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur sot fjalën e tij në protestë, duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Berisha tha se ai dhe Rama sot janë armiq. “Është e hidhur por nuk më del fjalë tjetër nga zemra”, tha Berisha.

Ish-kryeministri e akuzoi Ramën për situatën e rëndë ku sipas tij ndodhet vendi, dhe tha se shqiptarët e bashkuar do ta largojnë këtë qeveri.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

“Ju erdhët nga të katër anët se ju thirri ora e lirisë, ora e Shqipërisë. Ju jeni sot këtu sepse ju nuk pranoni më që qytetarët shqiptarë të jenë qytetarë të lirive dhe të drejtave të dhunuara. 32 vite më parë, kur ne themeluam partinë e parë opozitare, diktatori i fundit dhe partia shtet kishin në duart e veta të gjitha pushtetet. Sot pasardhësi i tyre, Edi Rama, që ia mbathi megjithëse ka të gjitha pushtetet, përsëri ja mbathi, përsëri do ia mbathë. Kohërat e tij janë të numëruara. Në emër tuaj, do t’i them Edi Ramës këto fjalë. Edi Rama ne të dy sot jemi armiq, jemi armiq! Po pse jemi armiq, e hidhur të them këtë fjalë por zemra ime fjalë tjetër nuk nxjerr, sepse ti Edi Rama ke pushtetin, pushtetin, dhe vetëm pushtetin, kurse unë me këta burra dhe gra kemi vetëm lirinë, lirinë. Ne jemi armiq Edi Rama, sepse ti pushtetin e do për të pasuruar veten, për të varfëruar qytetarë. Ndërsa unë lirinë e dua për këta qytetarë, për t’u kthyer atyre dinjitetin. Edi Rama jemi armiq, jemi armiq. Sot ti ja ke mbath, gabim ke bërë, sot ke blinduar dyert, gabim ke bërë. Së pari dua të them këtu se ne nuk veprojmë në pabesi. Kur themi mbathja, duhet t’ja mbathësh. Së dyti mos harro se me idealet tona ne thërmojmë çdo bunker, dhe shpojmë çdo blindë. Edi Rama ti je problemi i madh i lirisë shqiptare, ti je problemi i madh i çdo qytetari që i thotë lirisë liri dhe dinjitetit dinjitet”, tha ndër të tjera Berisha.

Më shumë




spot_img








spot_img