Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
5.7kmh
75 %
Pre
12 °
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Berisha: Firmat e mbledhura do t’ia dorëzoj Edi Palokës, vetëm Këshilli Kombëtar verifikon mandatet

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se 4,200 firmat e mbledhura për thirrjen e Këshillit Kombëtar, do t’i dorëzohen Edi Palokës, si kryetar i këtij këshilli.

Berisha tha se vetëm Këshilli i PD ka të drejtë sipas statutit të verifikojë se kush e ka firmosur mandatin, ndërsa premtoi se do të ruhen edhe të dhënat personale e atyre që kanë firmosur.

Berisha tha sot gjatë një konference për media se parashikon të rikthehet si kryeministër i vendit.

Deklarata e Berishës:

Grupi ka vendosur që këto formularë të pluralizmit, t’i depozitojë te kryetari i këshillit kombëtar të PD-së, Edi Paloka. Pse kjo zgjedhje do të thoni ju. Në forumet e PD, për dramën e kësaj partie, i vetmi institucion apo forum i konstituuar është Këshilli Kombëtar. Peng kryetari nuk ka mbledhur as kryesinë. Këshilli Kombëtar është forumi më i lartë pas Kuvendit Kombëtar, dhe ai u konstituua, ka bërë një mbledhje. Për këto arsye depozitohen pranë kryetarit të këshillit kombëtar. Me garancinë e plotë se do të ruhet privatësia e të dhënave personale, pasi formularët këtu kanë jo vetëm gjeneralitetet por edhe numrin e kartës së anëtarësisë dhe të identitetit. Verifikimi i mandateve sipas rregullit të çdo kuvendi, bëhet vetëm nga Kuvendi. Vetëm kuvendi ka të drejtën statutore të verifikojë mandatin e zonjës apo zotërisë që ka firmosur formularin.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img