Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
48 %
1kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
27 °
E martë, 17 Maj, 2022
spot_img

Berisha: Edi Rama përmbys demokracinë për karrige, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja për të

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sali berisha, ish-lideri i Partisë Demokratike, në një postim në rrjetin social facebook akuzon kryeministrin Edi Rama se “për karrigen e tij përmbys demokracinë”.

Akuzën, ish-kryeministri e mbështet në analizën që disa media e huaja bëjnë për situatën politike në vend.

Sipas një shkrimi analizues në: “European Western Balkans”, portali informativ kushtuar Integrimit Europian të Ballkanit, autorja Sarah Wohlfeld shkruan se pa pjesëmarrjen e PD-së, zgjedhjet parlamentare do të ishin një farsë dhe demokracia e vendit do të dëmtohej për vitet e ardhshme.

Sali Berisha e lidh kry-qeveritarin me krimin dhe drogën, ndërsa për të opozita po mbron vlerat themelore të demokracisë!

Reagimi i plot i Sali Berish-ës në Facebook

Edi Rama per karrige permbys demokracine!

-Ai tha sot se: ne me buke, opozita me gure!

-Ne te vertet, ai me krim dhe drogen, kurse opozita po mbron vlerat themelore te demokracise!

Ja se çfare shkruajne sot per manjakun e karriges mediat e huaja! Sb

“Analiza në median e huaj: Zgjedhjet pa opozitën, një farsë”

“European Western Balkans”, portali informativ kushtuar integrimit europian të Ballkanit, i cili ka partneritet me agjenci dhe fondacione prestigjioze si “German Marshall Fund” apo “Konrad Adenauer Stiftung” ka publikuar një analizë lidhur me situatën e nderë politike në Shqipëri.

Autorja Sarah Wohlfeld shkruan se pa pjesëmarrjen e PD-së, zgjedhjet parlamentare do të ishin një farsë dhe demokracia e vendit do të dëmtohej për vitet e ardhshme.

“Për sa kohë kompromisi shihet si dobësi dhe të gjitha vendimet politike merren në bazë të fuqisë së njërit apo tjetrit, e ardhmja demokratike e Shqipërisë nuk duket shumë e ndritur”, shkruan Wohlfeld.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img