Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha e quajti guvernatore, Xhaferaj në mbledhje: Për grupin e PD, Yuri Kim është ambasadore e nderuar e SHBA

Shkruar nga Newsbomb
Berisha e quajti guvernatore, Xhaferaj në mbledhje: Për grupin e PD,

Të tjera debate janë zbardhur nga mbledhja e Partisë Demokratike që u zhvillua ditën e sotme.

Përpos debatit mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj, ka pasur dhe deputetë të tjerë të cilët kanë shprehur mendimet dhe pakënaqësitë e tyre.

Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferaj ka thënë se për PD, Yuri Kim është një ambasadore e nderuar dhe jo “guvernatore”, siç e ka quajtur Berisha.

“Për grupin e PD, Yuri Kim është ambasadore e nderuar e SHBA-ve dhe jo guvernatore! Si Berisha, si Alibeaj nuk po bëjnë përpjekje për bashkim, s’po bëni bashkim por rrënim!”, mësohet të ketë thënë Xhaferaj.

Kujtojmë që në një deklaratë Berisha ambasadoren Kim e ka quajtur guvernatore.

“Pyetja del jashtë kontekstit të bisedës por unë ju garantoj se e kam shumë të lartë dhe kam respektin më të madh për ambasadoren kur ajo vepron në përputhje me përfaqësimin e presidentit Joe Biden, si kundër nuk mund të pajtohem kurrë me qëndrimet e saj kur ajo vepron si guvernatore dhe në kundërshtim me Konventën e Vjenës, unë do ta kundërshtoj dhe denoncoj” tha Berisha në një intervistë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.