Hapësire reklamuese


Politikë

Berisha e paraqet Ramën si “përbindësh” që lëshon gaz nga goja, me flamurin serb në ballë

Shkruar nga Newsbomb

Disa e quajnë gaz lotsjellës, ndërsa të tjerë përdorin terma pezhorative si “gaz kimik” apo “lëndë kimike” për tymin e përdorur nga policia për të shpërndarë protestuesit e opozitës.

Megjithëse dy herë janë zbythur nga gazi lotsjellës, liderët e opozitës nuk kanë ngurruar ta akuzojnë kryeministrin Edi Rama se po kryen “krim ndaj popullit të tij”.

Së fundmi ish kryeministri Sali Berisha ka vendosur ta paraqesë Ramën në një montazh, si përbindësh që lëshon nga goja gaz jeshil, ndërsa në ballë ka flamurin serb, kjo ndoshta për faktin se gazi që u përdor në protestë ishte “made in Serbia”. "Edvin Kristaq Helmi", e quan Berisha i dalluar për nofkat që iu vendos kundërshtarëve të tij politikë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese