Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha e akuzoi se do t'i marrë ujin Mezhgoranit, i përgjigjet Mero Baze: Kandidati i Saliut është më i afërti me mua, fëmijët e tij janë nipa e mbesa të mi

Shkruar nga Newsbomb
Berisha e akuzoi se do t'i marrë ujin Mezhgoranit, i përgjigjet

Mero Baze i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka deklaruar këtë të hënë nga selia e PD se analisti do që t'u marrë ujin banorëve të Mezhgoranit. Sipas Berishës, gazetari do të ndërtojë një fabrikë uji në këtë fshat, pasi ka lidhje me kandidatin e PS.

"Në Këlcyrë, kandidati i Ymer Bazes di vetëm të vjedhë. Shkoni e shikoni tubat e ujësjellësit. 3 milionë euro taksa të shqiptarëve, ato çahen njëri pas tjetrit se janë tuba të vjetruar, të përdorur për dekada. Edhe ai me mision.

Po cili është misioni? Fshatarëve të Mezhgoranit t’u marrin ujin dhe të ndërtohet aty një fabrikë uji për Ymer Bazen. I them Edi Ramës, që Ymer Baze le të lëpihet nga mëngjesi deri në darkë, por ujin e Mezhgoranit nuk do e marrë kurrë", u shpreh ndër të tjera ish-kryeministri.

Por fill pas kësaj deklarate, ka ardhur dhe një reagim i gazetarit dhe analistit Mero Baze. Ky i fundit thotë se të vetmin kandidat që ka të afërt në Këlcyrë, është ai i prezantuar nga Sali Berisha, pasi siç thotë, fëmijët e tij janë nipa e mbesa të Bazes.

"Këta njerëzit që shoqërojnë Saliun në Jug, është mirë ti sqarojnë gjeografinë kur e shoqërojnë. Ja ç’paska bërë sot: Ka sulmuar kandidatin e PS në Këlcyrë , duke më “akuzuar” mua se dua ti marrë ujin Mezhgoranit?!.

Këlcyra është Bashki më vete, dhe i takon ish Rrethit të Përmetit,  Mezhgorani është fshat i Tepelenës, ndërsa vendlindja ime është në Peshtan.

Të vetmin kandidat që kam të afërt në Këlcyrë, është ai i Saliut, pasi fëmijët e tij janë nipa e mbesa të mij. Meqë Saliu mendon se po u identifikua me mua, humbet, shpresoj të jetë ashtu", shkruan ndër të tjera në reagimin e tij Mero Baze.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese