Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha dy kërkesa për qeverinë: Subvencionim i plotë i biletës së transportit, të përgjysmohet taksa e naftës! E di që Rama nuk do t’i plotësojë, por…

Shkruar nga Newsbomb
Berisha dy kërkesa për qeverinë: Subvencionim i plotë i

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, marrë shkas nga kriza ekonomike që ka goditur vendin, në një deklaratë për mediat ditën e sotme i ka drejtuar qeverisë dy kërkesa.

Berisha tha se PD kërkon përgjysmimin e menjëhershëm të taksimit të naftës si dhe të subvencionohen urgjent biletat e transportit urban dhe interurban.

Më tej ish-kryeministri paralajmëroi se në rast se këto kërkesa nuk zbatohen atëhere do të jenë qytetarët ata të cilët do të vendosin për këto kërkesa dhe kërkesa të tjera në vijim.

“Për shkak së pari të çmimeve stratosferike, të krijuara në mënyrën më artificiale nga bordet e Edi Ramës.

Siç është rasti i ligjit të Parlamentit për të financuar me qindra milion euro klientelën e Edi Ramë me të cilën ai ndan paratë, siç është rasti i prokurimeve, siç është ajo e Korridorit blu apo korridorit të Hajnisë. Të gjitha këto po rrënojnë me shpejtësi ekonominë shqiptare. Buxhete familjare dhe ajo që po e ndjen në mënyrën më të fuqishme është turizmi.

Në këto rrethana emergjente PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha biletave të transportit urban dhe interurban në territorin e Shqipërisë. Ky propozim nuk është i pabazuar. Është i bazuar në një praktikë të cilën kanë vendosur një seri vendesh evropiane.

Së dyti, PD kërkon përgjysmimin e menjëhershëm të taksës së taksimit të naftës i cili në Shqiperi në vlerën 1.1 euro është më i larti në botë dhe është shndërruar në një factor kryesor të çmimit stratosferik të kësaj lënde djegëse në Shqipëri. Përgjysmimi i ngarkesës fiskalë mbi litrin e naftës, do të shoqërojë me një ulje korrespoduence po kaq të rëndësishme të çmimit të naftës. Ata që mendojnë se arka do të boshatiset kjo nuk është e vërtetë. Mjafton që qeveria të çdoganojë 250 mijë ton naftë që kalojnë jashtë sistemit doganor në Shqipëri, këtu dueht të jemi shumë të lartë se nuk ka asnjë lloj mundësie nafta kontrabandë në këtë vendi përveç se kur patronohet nga dora e zezë e qeverisë, ndaj dhe kërkoj përgjysmimin me urgjencë të taksimit për litër naftë i cili në Shqipëri është më i larti në botë.

Natyrisht unë jam i vetëdijshëm se Edi Rama me arrogancën e tij dhe vesin e tmerrshëm të vjedhjes dhe pasurimit duke vjedhur fonde dhe pasuri publike nuk merr dhe nuk do marrë parasysh këto kërkesa, por unë e garantoj që qytetarët do të vendosin për këto kërkesa dhe kërkesa të tjera të programit të emergjencëssë PS, siç është indeksimi i çmimeve”, tha Berisha.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll