Hapësire reklamuese

Politikë

“Berisha duhet të kishte ikur me kohë” Shehi: Rama më ka zhgënjyer! I kam bërë këshilltarin vullnetar

Shkruar nga Newsbomb
“Berisha duhet të kishte ikur me kohë” Shehi: Rama më

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka komentuar marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama. Ai tregoi se në të shkuarën ka bërë edhe rolin e kështilltarit për numrin një të maxhorancës.

“Mua personalisht më ka zhgënjyer”, tha Shehi, teksa tregoi se dy vitet e para që Rama erdhi në pushtet ai ka bërë edhe këshilltarin vullnetar.

Ndërsa sa i përket problemeve në Partinë Demokratike, Shehi tha se për zgjedhjet e 6 marsit demokratët duhet të bashkëpunojnë, duke ngritur një komision dhe të zgjedhin nga një kandidat për secilën bashki, në të kundërt sipas tij zgjedhjet do të mbarojnë pa filluar.

8 janarin Dashamir Shehi e cilësoi si një turp të madh, ndërkohë që theksoi se, “Bashës i ka ardhur koha të ikë, ndërsa Berisha duhet të kishte ikur me kohë”, tha ai te emisioni "Dola te Ola".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese