Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha drejt arrestimit, a është i frikësuar Ilir Meta?

Shkruar nga Newsbomb
Berisha drejt arrestimit, a është i frikësuar Ilir Meta?

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë konferëncës me gazetarët ku ka dënuar vendimin e Kuvendit sot për t’i dhënë autorizim SPAK për heqjen e lirisë të Berishës.

Ndër të tjera ai është pyetur se ish-kryeministri Berisha është drejt arrestimit, a është i frikësuar Meta se do arrestohet edhe ai pas aleatit të tij?

“Nuk kam asnjë shqetësim. Edhe vetë zoti Berisha ka qenë i hapur të bashkëpunojë me drejtësinë, ai ka kontenstuar rrugën që është ndjekur në mbrojtje të parimeve kushtetuese, jo si privilegj, por si mbrojtje që i jep vetë Kuvendi. Të gjithë e dimë se janë aplikuar standarde të dyfishta, zoti Berisha nuk është deputet i zakonshëm, është lider i forcës kryesore opozitare. Sa më takon mua, nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë shqetësim. Miti i të paprekshmëve, mendoj se kjo është një përrallë.”, - ka thënë Meta.

LEXO EDHE: I hiqet imuniteti Sali Berishës, Kuvendi i hap rrugën SPAK për ta arrestuar

Deputetët e mazhorancës miratuan sot në vetëm pak minuta kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë kësaj seance ish-kryeministri Berisha refuzoi që të flasë në Kuvend, duke lejuar kryeparlamentaren, Lindita Nikollën që të vazhdonte me rendin e ditës. Seanca plenare nisi me tensione të forta mes deputetëve të opozitës dhe punonjësve të Gardës.

LEXO EDHE: Vendimi për Berishën anti-kushtetues, reagon Meta: U shkelën të drejtat e deputetit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese