Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
1.5kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
2 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

“Berisha donte të bënte vëllavrasje”, Basha për 8 janarin: PD s’kthehej në bunker për të, dështoi dhe do të dështojë në çdo përpjekje tjetër

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD, Lulzim Basha  ka folur edhe një herë për protestën e 8 janarit, ku ka dhënë edhe disa mesazhe.

Basha tha se Sali Berisha me protestën e tij donte vëllavrasjen e demokratëve. Ai tha se Berisha dështoi pasi demokratët e braktisën se nuk donin gjakderdhje, teksa i prerë tha se 8 janari ka dështuar dhe se çdo përpjekje tjetër sërish do të dështojë.

Kryedemokrati u ka kërkuar falje shqiptarëve për skenat që panë, teksa tha se PD do të rilindë më e fortë.

“Berisha kishte ardhur thjesht me qëllimin për të shkaktuar vëllavrasje. Skena dështoi edhe falë qëndrimit që mbajtur nga demokratët duke përfshirë edhe ata kritikët e mi. Ata që e braktisën Berishën se nuk deshën gjakderdhjen që donte të bënte Berisha.

8 janari ishte një ditë dramatike për të gjithë shqiptarët dhe dua tu kërkoj falje të gjithë duke thënë se ajo nuk është PD, por është dhuna e një personi që është në panik. Dua të them që është koha për të rindërtuar nga themelet PD, ashtu sic kanë ëndërruar themeluesit dhe e duan shqiptarët.

Është momenti tu them shqiptarëve dhe tu kërkojmë falje sidomos vogëlushëve që panë ato skena, PD është dicka tjetër jo ajo që patë. Do të jetë me e hapur më përfaqësuese dhe më e mbledhur se kurrë.

Të njëjtët njerëzit që përdori Rama për të dhunuar zgjedhjet e 25 prillit, përdori Berisha me 8 janar. Skena që treguan dhe që s’patën sukses duke u treguar shqiptarëve që qëllimi i tyre ishte dhuna. Falë braktisjes ky skenar dështoi. Edi Rama fërkon duart dhe Berisha kërkon të gjej alibi, e vërteta është kjo se ai donte të bënte gjak dhe ta kthente PD në një bunker për mbrojtjen personale. 8 janari ka dështuar dhe do të dështojë çdo përpjekje tjetër”tha Basha ndër të tjera tek “Pika mbi I”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img